Drake publikon një fotografi të ëmbël të djalit të tij

Jo shumëkush e dinte se rep-artisti kanades, Drake, është baba i një fëmije dy vjeçar.

Kjo, pasi ai asnjëherë nuk ishte deklaruar në media, e as edhe nuk kishte tentuar të publikonte ndonjë fotografi të tij.

Një gjë të tillë e ka bërë para disa muajsh, kurse tani nuk ndalet së publikuari atë. Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Drake ka ndarë një imazh, teksa i biri i tij vetëm sa ishte zgjuar.

“Urime Ditën e Baballarëve”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Për herë të parë është raportuar në vitin 2017, se reperi Drake ka mirëpritur një djalë me ish-yllin pornografik, Sophie Brussaux, ndërsa konfirmoi ekzistencën e fëmijës në albumin “Scorpion”.

 

Share With:
Translate »
606 Views