Dramë në Turqi, nëna braktis foshnjen, infermierja e gjen dhe e ushqen me gji, në fund ajo vdes

Nëna e braktisi, kurse infermierja e trajtoi si fëmijën e saj. Kjo është historia e pabesueshme që vjen sëfundmi nga Stambolli, ku një bebe tre muajshe është shpëtuar në minutat e fundit prej stafit mjekësor pasi ishte braktisur nga nëna e saj.

Gjithçka ndodhi pak ditë më parë, kur një vajzë 20-vjeçare braktisi fëmijën e saj me qëllim që të shpëtonte prej saj pasi kishte mbetur shtatëzënë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa familja nuk e pranonte.

Nëna

Sipas “Milliyet“, me të marrë njoftim, stafi mjekësor shkoi në vendin ku ishte fëmija duke i dhënë foshnjes ndihmën e parë. Në këtë moment infemierja që vetë ishte nënë prej 13 muajsh, e ka kuptuar se fëmija ishte i uritur duke i dhënë gji, raporton abcnews.al.

Pas ndihmës vajza u shtrua në spital në repartin e terapisë intensive. Mjekët konstatuan se ajo kishte marrë dëmtime në tru për shkak të urisë dhe të ftohtit. Vajza tre muajshe ndërroi jetë pak orë më pas, ndërsa policia u vu në ndjekje të nënës së saj. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë u zbulua se kush e kishte braktisur.

 

Pas arrestimit, nëna 20-vjeçare u mor në pyetje nga policia duke deklaruar se ishte ndarë nga bashkëshorti i pare dhe teksa rrinte në një qendër të grave të divorcuara ishte njohur me një person tjetër, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale duke mbetur shtatëzënë.

 

Familja nuk e pranoi dhe rrjedhimisht e reja kishte vendosur që ta braktiste foshnjen, e cila ndërroi jetë. /abcnews.al

Share With:
Translate »
158 Views