Drejtoresha e çerdhes: Nuk ka shpërthim të bombolës, ngjarja jashtë godinës

Drejtoresha e çerdhes të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku u raportua para pak çastesh se ka rënë zjarr, thotë se nuk ka shpërthim të bombolës së gazit dhe se ngjarja ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes.

“Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, dhe jo në godinën e çerdhes. Aktiviteti vazhdon normal dhe konform parametrave. Çerdhja është hapur normalisht në orën 06:30, stafi ka ardhur në orën 06:30, ne kemi qenë herët në ngjarje, ka ardhur policia. Zona nuk  ka perimetër sigurie, që do të thotë ngjarja nuk ka ato përmasa që flitet. Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet”, shprehet ajo.

Sipas saj, përfundimet e hetimit do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

“Sa i takon ngjarjes është një ngjarje në hetim, ka aludime të ndryshme, presim që të shprehen ekspertët, por nuk ndikon në shërbimin që ne ofrojmë.”

Duke folur për sigurinë e elementëve të shërbimit, drejtoresha e çerdhes thotë se bombolat e gazit janë të kolauduara dhe me çertifikatë sigurie.

Share With:
Translate »
701 Views