Dua, fëmija i parë i lindur në Kosovë për vitin 2023, uron Kurti
Dua Rrustemi është fëmija i parë që lindi në Kosovë për vitin 2023 dhe këtë e njofton vetë Kryeministri Kurti.
Ai ka shkuar personalisht në spital për ta pritur e uruar Duan e familjen Rrustemi
Kryeministri Kurti e ka ndarë urimin në rrjetet sociale:
“Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh.”