“Dua fëmijë me kontratë me të!”- Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të moderatores Lei Kraja

Moderatorja Lei Kraja ka bërë një deklaratë të bujshme në media ditët e fundit, ku tha se ka menduar t’i propozojë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë “me kontratë”.

lei kraja arber cepani

Ajo u shpreh se nëse nuk arrin të bëhet nënë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i propozoj Arbrit këtë mundësi për t’u bërë prindër, një “ofertë” që sicc tha ajo, ia ka bërë edhe më parë.

“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim. E kam kështu në mendje, Arbër nëse më dëgjon…”, u shpreh Lei Kraja në emision.

Lei Kraja (6)

E pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Arbër Çepani martohet deri atëherë, moderatorja tha: “Me këtë ritëm që ka Arbri nuk do martohet, por nëse ndodh unë do gjej një tjetër”.


Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar as reagimi i vetë Arbër Çepanit. Ai publikoi në “Instastory” videon me fjalët e Leit, duke e pranuar propozimin në mënyrë ironike.

arber cepani (4)

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, shkroi Arbër Çepani në postimin e tij.

lei kraja arber cepani

Share With:
Translate »
110 Views