Dua Lipa bëhet nostalgjike dhe ndan kujtimin e veçantë me shoqet e fëmijërisë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Dua është bërë nostalgjike, duke u kthyer pas në kohë. Këngëtarja ka publikuar disa foto nga fëmijëria e saj, ku shfaqet bashkë me shoqet e saj e motrën Rinën.

Dua mbante të veshur një bluzë të kuqe dhe të verdhë dhe njihet shumë lehtësisht edhe pse kanë kaluar shumë vite.

Kujtojmë që Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme, këngët e së cilës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n në Britaninë e Madhe në radio dhe televizion.

Share With:
Translate »
317 Views