“Dua një fëmijë të dytë”, Eneda Tarifa tregon si e gjeti 40 vjetori dhe planet për të ardhmen
Këngëtarja Eneda Tarifa solli një rrëfim për veten si asnjëherë më parë ku foli për jetën sentimentale dhe atë profesionale.
Ajo ishte e ftuar në “5 minuta”, ku tregoi se ka vetëm pak muaj që ka mbushur 40 vjeç dhe kjo kohë ishte reflektuese dhe një etapë rilindjeje për të.
“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet. Pak më shumë vlerësim për veten. Kam humbur kohë me ata që s’duhej”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse do të ketë një martesë të dytë apo një fëmijë të dytë ajo tha se nuk ka pritshmëri dhe do e marrë jetën si t’i vijë.
“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize. Do ta marr jetën si të më vijë. Po erdhi le të vijë. Bujrum, derë e hapur. Po dua një fëmijë të dytë”, tha Eneda.
Megjithatë e pyetur se me kë i ka telefonatat më të gjata, ajo u mendua dhe duke qeshur tha se personi ishte e ëma.
