“Dua nuse për djalin”, vajzat e “Përputhen” në garë për t’i fituar zemrën vjehrrës së ardhshme

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” përgjatë këtyre viteve kemi parë personazhe nga më të ndryshmit të cilët kanë kërkuar ndihmën e emisionit për të gjetur mikun ose shoqen e jetës, si dhe për të shprehur dashurinë që kanë për dikë në një mënyrë të paharrueshme. Si kurrë më parë, mbrëmjen e sotme në studion e programit kishte ardhur një nënë që kërkonte nuse për djalin e saj.

Në studio si fillim kishte ardhur vajza e Selimes, Margarita e cila rrëfeu historinë e familjes së saj, por gjithashtu dhe pengun e madh që kishte mamaja, Selimja. Nënë Selimeja përveç Margaritës, kishte dhe një djalë që jetonte për vite të tëra në Greqi.

Margarita tregoi se vëllai i saj sipas Selimes e kishte kaluar moshën e martesës dhe se nëna kishte bërë shumë përpjekje që ta martonte sa më shpejt. Për këtë arsye, Margarita kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur Selimesë mirënjohjen që ka ndaj saj, por dhe për ta ndihmuar atë që t’i gjente më në fund një nuse vëllait të saj. “Mami dua të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua, të falenderoj që kujdesesh për mua gjatë gjithë kësaj kohe. Dua të të falenderoj që më ke rritur djalin dhe që më ke ndihmuar për çdo nevojë që kam pasur e që më ke qëndruar gjithmonë pranë përgjatë gjithë këtyre viteve.”,- ishte mesazhi i Margaritës për Selimenë.

Nga ana tjetër nënë Selime rrëfeu se pavarësisht vështirësive që kishin pasur ato i’a kishin dalë mbanë t’i përballonin sëbashku. Por mesa duket nënë Selimja kishte një shqetësim, dëshironte që të gjente një nuse siç e dëshironte ajo sa më shpejt për djallin e saj. Prandaj programi “Dua të të bëj të lumtur” për të ndihmuar nënë Selimen që të plotësonte këtë dëshirë i kishte sjellë në studio 5 nga konkurentet e “Përputhen”. Por nënë Selime kishte disa kushte që nusja e saj e ardhshme duhej të plotësonte, prandaj për këtë arsye vajzat e “Përputhen” duhet të kalonin disa sfida.

Prova e parë për vajzat ishte mënyra se si bënin qerasjen e miqve, ku nënë Selime eliminoi Sarën. Prova e dytë për to ishte pastrimi i peshkut dhe nga kjo sfidë Selimja eliminoi Jasminën, ndërsa në provën e tretë vajzat duhet të varnin rrobat në tel, sfidë në të cilën u largua Ledjana. Në fund vajzat e mbetura, Antonela dhe Aristela duhej të pastronin tapetet dhe të hekurosnin rrobat, sfida të cilat i kaloi me sukses sipas nënë Selimesë, Aristela.

Në fund nënë Selime vendosi që të gjitha kushtet që ajo kishte i plotësonte vetëm Aristela, por i’u drejtua asaj me shaka dhe i tha: Ne do t’i themi njëherë djalit tim për zgjedhjen që bëra këtu, ama ti Aristela programin vazhdoje, por mos dil më me çunat ti.

 

Share With:
Translate »
636 Views