“Dua t’ju jap një djalë në këmbim të…”, modelja ruse i shpreh haptaz dëshirën Don Xhonit

Modelja ruse dhe Don Xhoni kanë mbushur titujt e portlave dhe gazetave për një lidhje të mundshme.

Ditën e djeshme modelja postoi foto duke zgjedhur fustanin e martesës dhe Don Xhoni i komentoi, gjë e cila ngriti mjaft dyshime.

Nga ana tjetër , ditën e sotme, modelja ka marrë vëmendjen me një postim në InstaStory ku shkruan
“Në këmbim të mbiemrit tuaj, unë dua t’ju jap një djalë XH. “

No description available.

Ajo që mori  vëmendjen e të gjithëve dhe bëri shumë bujë  ishte një status i modeles në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik dhe në fund të shkrimit ka shkruar:

“Nga Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Megjithatë nuk mbetet pas as ideja që ata mbase po bëjnë shaka apo e gjithë kjo bëhet për vëmendje.

Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehej shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.

Share With:
Translate »
170 Views