Duhej ta bënte patjetër, Aulona Musta ka një arsye të fortë pse nuk e poston më Amarën në rrjete sociale
Në ndryshim nga shumë vajza të njohura të showbiz-it shqiptar, Aulona Musta nuk e ka mbajtur për asnjë moment Amarën larg syve kureshtarë të ndjekësve të saj, por nëse jeni ndjekës të saj me siguri e keni vënë re që ka gjithmonë e më pak foto e video me të. Por pse moderatorja ka marrë këtë vendim?
E ftuar në programin “Jashtë loje”, në një rrëfim ndryshe për të gjitha etapat e jetës së saj, ndër të tjera ajo ka folur edhe për këtë pjesë, duke thënë se është tërhequr disi, pasi arriti një pikë që Amara filloi të bëhej e njohur dhe njerëzit i flisnin në rrugë. Ajo vijoi rrëfimin e saj duke thënë se vogëlushes filloi t’i pëlqente shumë fama, duke e konsideruar atë avantazh kundrejt të tjerëve.
Për këtë arsye, gazetarja shpjegoi se po ruan një lloj distance mes rrjeteve sociale dhe të bijës, dhe se fama në vetvete nuk është meritë, por rezultat dhe pasojë e disa profesioneve të caktuara.