DUHET TA DIJË ÇDO PRIND! Ja si ndikojnë orët e tejzgjatura para televizorit në përgatitjen shkollore të fëmijës

Një studim i bërë kohët e fundit ka gjetur një lidhje midis kohës që fëmijët shpenzojnë përballë ekranit dhe aftësive përgatitore të fëmijëve në shkollë, kopësht etj.

Të gjithë prindërit janë fajtorë për sa i përket çeshtjes së televizorit. Dhe si pasojë e kësaj, jemi ne ata të cilët duhet ta ndihmojmë fëmijën të riparojë. Në vend që ai të shpenzojë minutat e vlefshme të jetës së tij para televizorit, ai mund të lexojë një libër, të ndihmojë me punët e shtëpisë apo me përgatitjen e darkës. Por edhe pse ne i dimë dëmet që shkakton televizori në jetën e fëmijëve, prap ne tregoheni tolerant duke i hyrë në hak fëmijëve.

Orët e tejzgjatura para televizorit dhe mungesa e aktivitetit fizik është një ndër shkaktarët kryesorë të obezitetit tek moshat e vogla. Por tashmë ka një arsye të fortë që prindërit nuk duhet t’i lejojnë fëmijët të kalojnë shumë kohë para televizorit. Një vëzhgim i kryer nga Universiteti i New Jorku-ut tregon që sa më shumë televizor të shohin fëmijët, aq më pak të gatshëm janë ata në shkollë.

Ky studim u mbështet më vonë nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila kreu një studim të dytë me të njëjtin rezultat. Fëmijë të moshave rreth 4-7 vjeç u testuan në grup dhe arritëm një një përfundim të tillë. Truri i fëmijëve të moshave të tilla nuk ka një kapacitet të lartë. Në rastet kur ata shohin shumë televizor, mbetet vetëm një hapsirë e vogël për mësimet. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë një përgatitje të mirë në shkollë.

Por kjo gjë nuk ndikon negativisht vetëm tek përgatitja e fëmijës në shkollë, por dhe në shëndetin e familjes së tij. Orët e tejzgjatura para telefonit, kompjuterit, televizorit kushton para. Kjo gjë ndikon negativisht në gjendjen ekonomike të familjes. Studiuesit u habitën nga një fakt që thoshte se shuma marramendëse parash shpenzoheshin çdo vit nga familje të ndyshme për televizorin. Kjo gjë funksiononte si për familjet e pasura ashtu dhe të varfra.

Televizori është kthyer në një mjet të domosdoshëm për çdo familje. Por gjithmonë orët e tepërta janë të dëmshme.

Qëllimi i këtij artikulli nuk ishte të ndalonte fëmijët të shihnin televizor, por të tregoheshin të kujdesshëm me të.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Burimi: Parents Magazine.

Share With:
Translate »
727 Views