“Duhet ta mbaj mend?”, Olta Gixharit nuk i ‘del e keqja’ me fjalën e parë të të birit
Olta Gixhari ka nisur prej dy vitesh jetesën në Valencia, Spanjë ku është bërë edhe nënë e një djali, Amarit. Në rrëfimin e saj në “Rudina” në Tv Klan për përshtatjen dhe rrugëtimin e mëmësisë, aktorja tregon se është shumë e lidhur me të birin, të cilit i dedikon gjithë kohën e saj. Ajo tregon fjalën e tij të parë, e cila ndryshe nga ç’dëshironte të dëgjonte ka qenë “ba”, megjithatë, me shumë humor situatën e kthen sërish në anën e saj.
Rudina Magjistari: Si ka qenë momenti kur ka hedhur hapin e parë, ke qenë aty në atë moment?
Olta Gixhari: Po, po, te të gjitha kicat, te çdo gjë, i mbaj mend çdo gjë. Ka qenë e çuditshme. Më 21 gusht që ai bëri 1 vjeç ka ecur për herë të parë pa u mbajtur te divanu, tavolinat, ka bërë 5-6 hapa dhe jemi çuditur. Kam thënë si ka mundësi, sa e çuditshme është koha! Më kishin thënë që 1 vjeç do fillojë të ecë tamam. Në ditëlindjen e tij kanë qenë hapat e para që ai ka hedhur pa kërkuar ndihmën e asgjëje dhe askujt. Kurse “ba” ka thënë s’e di, se mbaj mend, duhet ta mbaj mend kur thotë “ba”?
Rudina Magjistari: Ndoshta jo kohën, por momentin, a ke qenë aty?
Olta Gixhari: Natyrisht. Faktikisht ka qenë disa herë që (partneri) më ka thënë”tha ba, tha ba” dhe i kam thënë “nuk e ke dëgjuar mirë, më vonë do e dëgjojmë prapë”.