“Duhet të futesha në sallën e lindjes, por ika në punë”, Iris Luarasi kujton lindjen e fëmijës së parë

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Iris Luarasi ka ndarë 2 momentet më të vështira të jetës së saj dhe tre më të bukurat. Ndër ngjarjet më të bukura pa dyshim janë dy momentet kur është bërë nënë. Ajo ka treguar se në lindjen e parë ngaqë nuk ishte shumë e informuar, nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi dhe kishte hyrë në muajin e 10 dhe fëmija duhet të lindte nga momenti në moment, doktoresha e kishte paralajmëruar se duhet të futej në operacion, por Irisi nuk kishte pranuar sepse i duhej të shkonte në punë…

Rudina Magjistari: Historitë më të bukura, ose ngjarjet më trë bukura të jetës tënde cilat kanë qenë?

Iris Luarasi: Ngjarjet më të rëndësishme janë lindjet e fëmijëve. Kur lindi Noah i pari unë punoja në kryeministri dhe nuk e harroj domethënë se aty e kupton se sa të lumtur  janë njerëzit injorant. Kur ti nuk ke asnjë lloj ideje që se çfarë ndodh me ty në momentin që je shtatzënë dhe mund të rrezikosh disa gjëra, pa i kuptuar,  vjen fiks nga  injoranca. Ti kupton dhe thua “moj jam mirë unë?! Çfarë kam bërë”. Unë kisha hyr në muajin e 10 me Nohan.

Rudina Magjistari: Në muajin e 10 domethënë prisje të lindje nga orë në orë.

Iris Luarasi: Po. Dhe shkoj takoj mjeken e cila është edhe mikesha ime Rubenën, e cila më  thotë që më kishin ikur ujërat dhe duhet të futesha  në sallë. Dhe unë i them jo nuk futem dot se duhet të ikin në punë. Më vonë kur e ke bebin në krahë, thua o zot sa budallaqe, po si mund të jesh kaq e trashë. Mbaj mend që sytë e benës “u shqyen”, sikur thoshte: ”s’mbush mirë“. Unë i thash, “ndryshon struktura dhe duhet të mbroj njerëzit në sektorin tim, se po u ndryshua këta njerëz ngelën pa punë e nuk e kthej dot më këtë proces“. E pash që ajo më “vuri kryq të madh”.

Rudina Magjistari: Do lindje në Kryeministri!

Iris Luarasi: Unë ika në punë dhe kam shkuar edhe te mami, që të mos shqetësohej, që të merrja disa gjëra që më duheshin, por pa i  thënë që po ikja për të lindur.

Share With:
Translate »
113 Views