“Dukesh shumë ndryshe”/ Modelja e famshme tregon si i është transformuar barku pas lindjes (FOTO)
Në momentin që përmendet Ashley Graham, të gjithëve u shkon mendja te modelja pa filtra dhe e drejtpërdrejtë me miliona fansat e saj.
Modelja e famshme është e njohur për pozat e saj seksi, shpeshherë ku shfaqet edhe nudo, dhe nuk e ka aspak problem që të tregojë ‘defektet’ në trupin e saj.
Nëna e tre fëmijëve tregon herë pas here për ndjekësit e saj se si i ka ndryshuar trupi pas lindjes. Me postimet në profilet e saj në rrjetet sociale motivon të gjitha gratë që të mos kenë ‘frikë dhe turp’ nga ky ndryshim, por ta duan veten ashtu siç janë.
Së fundmi, Ashley ka postuar në “Instastory” një fotografi ku tregon barkun e saj me rrudha.
“Përshëndetje bark i ri! Dukesh shumë ndryshe nga ajo që jam mësuar. Por të vlerësoj”, ka shkruar modelja e kolme në foton në fjalë.
34-vjeçarja lindi dy djem, të cilët i ka pagëzuar me emrat Roman dhe Malachi, në janar të këtij viti. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj 35-vjeçar, Justin Ervin, janë prindër edhe të një tjetër djali.