Dy aksidente në Tiranë, përplaset një fëmijë 8 vjeç
Dy aksidente raportohet të kenë ndodhur brenda pak minutash në Tiranë, ku për pasojë është lënduar një fëmijë 8 vjeç dhe një person tjetër. Policia bën me dije se aksidenti i parë ndodhi në rrugën Siri Kodra, ku shoferi ka përplasur 8 vjeçarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 8 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shoferit’.

Ndërsa aksidenti i dytë pak minuta më vonë ndodhi rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese një grua me inicialet M.M., ka aksidentuar 38 vjeçarin i cili po lëvizte me motor, dhe për pasojë është dëmtuar. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.