Dy ditë pa u parë, Elgiti surprizohet nga Kridi në emision
Elgit Doda ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Ai tha se angazhimet e shumta me punën bëjnë që të mos e takojë dot djalin e tij.
“Është problem i madh menaxhimi i kohës sidomos me këto koncertet, në studio është shumë e vështirë. Dhe nganjëherë ndihem në faj, siç ndihem tani sepse kam dy dit që se kam takuar Kridin. Dhe realisht është shumë e dhimbshme”, u shpreh Elgiti.
Në këtë moment Romeo solli në studio vogëlushin Krid, duke surprizuar këngëtarin. Ai u emocionua dhe përqafoi e puthi fort të birin.