Dy foshnja humbin jetën disa minuta pas vaksinimit

Një infermiere akuzohet për dy jetë të humbura të dy foshnjave, pak minuta pasi u kishte bërë vaksinën kundër fruthit, rubeolës dhe shytave.

Dy fëmijët, vetëm 1 vjeç ishin vaksinuar në spitalin e distriktit të Safotu në ishullin Savai, në Samoa.

Infermierja do të dalë në gjyq javën tjetër.

Pas incidentit, qeveria Samoane pezulloi programin e saj të vaksinimit kombëtar dhe të gjitha shishet e vaksinës u konfiskuan, raporton media vendase.

Share With:
Translate »
981 Views