Dy motrat bashkë! Robert Berisha shfaqet me Renee dhe vajzën e tij të madhe

Robert Berisha është më i lumtur se kurrë, pasi sot ka qenë në shoqërinë e dy vajzave të tij.

Edhe pse me vajzën që ka me Nora Istrefin, Roberti ka publikuar gjithmonë në rrjete sociale, e kundërta ka ndodhur me vajzën e tij të madhe, Aarona. Artisti ndryshe nga herët e tjera që është treguar mjaft hermetik, këtë radhë ka vendosur të publikojë një video ku shfaqet në praninë e dy vajzave në makinë.

Kujtojmë se vite më parë, zbulimi se Roberti ka një vajzë tjetër u bë bujë e madhe në showbiz.

Aida, nëna e Aronës, kërkoi në atë kohë nga familja Berisha, që e bija të takohet me të atin. Aida pretendonte se Nora Istrefi ishte shkaku që Roberti nuk e takonte të bijën:

“Nuk po e bëj për para, po vetëm për drejtësi, pasi vajzës sime nuk po i lejohet të takojë babanë e saj, sepse Nora nuk pranon. Nuk dua t’i bëj keq Robit e Norës, thjesht kërkoj që dhe vajza ime të mos vuajë, ngaqë i mungon babai, pasi dhe ajo ka të drejtën të shohë prindin e saj”-tha në atë kohë ajo.

Roberti mohoi atëherë që kishte edhe një vajzë tjetër, por me kalimin e viteve gjërat ndryshuan, e ashtu doli në dritë dhe e vërteta.

Share With:
Translate »
144 Views