Dy motrat u bënë nuse në familjen Rugova, Blerina: Vjehrra na takoi në një ditë!
Dy motra në një familje! E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan stilistja Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si ajo dhe motra e saj Blerta u bënë nuse dhe kunata të familjes së madhe Rugova.
Me dashuri ajo tregon raportin me motrën dhe njohjen e saj me djalin tjetër të Presidentit Ibraim Rugova.
Blerina Kllokoqi Rugova: Unë kam pasur fatin që dy herë të kem qenë si mikeshë e Mendimit, kurse herën e tretë si nusja e tij dhe të njëjtën ditë kur kam shkuar të takohem me familjen e Mendimit e kam pasur motrën me vete, kështu që vjehrra ime ka takuar të dyja nuset në një ditë.
Rudina Magjistari: Është dhe motra jote e cila gjithashtu ka hyrë nuse në të njëjtën shtëpi apo jo, pra jeni martuar dy motra me dy vëllezër. Si ka ndodhur?
Blerina Kllokoqi Rugova: Pasi u martova më 26 Maj, Blerta ka qenë me studime në Vjenë edhe ka kaluar një kohë diku dy apo tre muaj dhe Blerta po e frekuentonte më shumë seç duket shtëpinë. Ata kanë qenë duke folur dhe vinte më shpesh. Por, unë gjithë kohës e angazhuar me punë dhe nuk e kisha vënë re këtë raportin e saj. Normalisht që Blerta dhe bashkëshorti i saj janë martuar këtu edhe 15 vjet më parë, i kanë tre fëmijë si drita.