Dy muaj pas ardhjes në jetë, Sara Hoxha na ëmbëlsoi mbrëmjen me foton më të bukur me Roman!

Vetëm dy muaj më parë, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri, Ledion Liço, u bekuan me një tjetër djalë pas London, të cilin e pagëzuan me emrin Roman.

Pas lindjes së djalit të dytë, llogaria e Sarës në Instagram është mbushur me foto të fëmijëve, gjë të cilën ajo e pranon edhe vetë.

Madje, në postimin e fundit Sara shprehet se llogaria e saj tashmë është zyrtarisht faqja e fëmijëve të saj.

Ajo ka publikuar foton më të ëmbël me Roman, të cilin e puth teksa e mban në krahë, ndërsa pas tyre duket pamja e këndshme e dritave të qytetit.

“Jo se ka qene kurre ndonje gje tjeter, po tani faqja ime eshte zyrtarisht faqja ku mund te gjeni foto te femijeve te mi, te pasponsorizuara nga askush”- shkruan Sara krahas postimit.

Share With:
Translate »
589 Views