Dy muaj pas dasmës, Afërdita Dreshaj flet për herë të parë për pritjen e ëmbël

Tani që modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, i ka shtuar edhe mbiemrin Kindl profilit të saj zyrtar, gjithçka ka marrë tjetër kuptim. Pas martesës me sportistin Jakub Kindl, Afërdita vazhdon të shëtitë vendet më të bukura në Evropë. Ndërkohë që shijon muajin e mjaltit, ajo gjen kohë edhe t’u kushtojë më shumë vemendje fansave të saj virtualë.

Në një komunikim të fundit për jetën e re, për raportin me bashkëshortin, me nënën dhe motrën, për udhëtimet dhe destinacionet ku do të donte të jetone, Afërdita i është përgjigjur sërish së njëjtën pyetjeje që i është bërë shumë herë – më shumë se të gjitha të tjerat: “Ke dëshirë të bëhesh nënë?”

Edhe pse pyetjen dhe përgjigjen, këngëtarja dhe modelja i ka postuar në anglisht, me siguri ata që pyesin janë fansat shqiptarë. Pas martese, pyetja ‘kur do të bëhesh nënë’ është e njohur edhe mes VIP-ave, kështu që as Afërdita nuk bën përjashtim. Por, për momentin, modelja dëshiron të shijojë edhe për disa kohë martesën e saj: “Po, dua të bëhem nënë një ditë, por tani po shijoj marrëdhënien me bashkëshortin”, përgjigjet Afërdita.

Nëse menduat se do të ishte një pyetje tjetër që i bëhet më shpesh, nuk është më koha për ish-in. Gjithçka është tërësisht jetë e re!

Share With:
Translate »
822 Views