Dy muaj pas lindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaj performon për çiftin në ditën e tyre të dasmës
Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku festuan ditën e djeshme, përvjetorin e tyre të parë të martesës. Këngëtarja e hitit “Çika Çika” lumturoi të gjithë ndjekësit me disa foto të papublikuara më parë nga dasma madhështore, ku Xhensila shfaqej me disa modele të ndryshme të fustanesh nusërie.
Mirëpo duket se ndjekësit nuk ishin të vetmit persona që Xhensila lumturoi atë ditë, pasi një surprizë të veçantë kishte ruajtur edhe për një çift që kurorëzonte dashurinë. Xhensila dhe Besi ishin të ftuar në një dasmë tek të afërmit e Besit dhe këngëtarja rrëmbeu mikrofonin, për t’i dhuruar një emocion të veçantë nuses dhe dhëndrit. Pa mbushur ende dy muaj nga lindja e vogëlushes Ajka, Xhensila shfaqet në super formë, e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë lavande. Këngëtarja perfomoi të njëjtën këngë që i dedikoi edhe bashkëshortit të saj ditën e dasmës, këngën “Çelësin e zemrës”.