Dy muaj pasi u bë nënë, ish-Sofia e Arian Çanit tregon trupin dhe duket në super formë

Gjenet e arta nuk tradhtojnë kurrë! Ato futen gjithmonë në lojë, në situata të ndryshme si për të vërtetuar se asgjë nuk është edhe kaq rastësore në këtë jetë. Ajo është një nga vajzat më të bukura shqiptare, që pasarelën apo sesionet fotografike i ka pasur pjesë të përvojës profesionale.

Fakti që u bë nënë e një vajze bukuroshe, në moshën 21 vjeçare është vetëm njëra anë e medaljes, por për të gjitha vajzat e tjera me siguri Andonia Dobi është një model për t’u marrë në konsideratë sepse linjat e saj fizike të lënë pa fjalë.

Ish-Sofia e Arian Çanit ka postuar një foto në instastory, ku tregon trupin e saj vetëm dy muaj pas lindjes dhe ne me bindje mund të themi që është rikthyer në super formën e mëparshme fizike.

Ne mendojmë që ajo duket thjesht vërtet yll! Po juve si ju duket?

Share With:
Translate »
682 Views