Dy prej arsyeve pse mjekët rekomandojnë lindjen me prerje cezariane
Lindja me prerje cezariane është një ndër opsionet për të realizuar me sukses lindjen e foshnjes suaj.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 18.5 milionë lindje me prerje cezariane kryhen çdo vit në mbarë botën shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka dyshim kur bëhet fjalë për çështje të domosdoshme mjekësore, ky operacion shpëton jetën e nënave dhe foshnjeve.
Megjithatë, gjatë dekadës së fundit, shkalla e prerjeve cezariane është rritur në mënyrë të vazhdueshme, gjë që shumë ekspertë të kujdesit shëndetësor e konsiderojnë alarmante.
E në lidhje me këtë çështje, studiuesit në Australia kanë gjetur dy arsyje kryesore që mjekët propozojnë lindjen cezariane.
Të dhënat treguan se arsyet kryesore të regjistruara nga mjekët për prerjen cezariane ishin rrahjet jonormale të zemrës së fetusit (23%) dhe kontraktimet joadekuate (23%).

Hulumtimi zbuloi gjithashtu ndërhyrjet që kishin më shumë gjasa të dërgonin në arsyet e prerjeve cezariane:
Për rrahjet jonormale të zemrës së fetusit:këputje artificiale e membranave (ARM); shtimi i oksitocinës ose nxitja e lindjes; dhe analgjezia epidurale.
Për kontraktimet joadekuate: epidurale; ARM; stresi i fetusit; shtimi ose induksioni i oksitocinës.
Rikujtojmë se, mjekët sugjerojnë lindjen me prerje cezariane kur ekziston një rrezik i konsiderueshëm i lëndimit serioz apo fatal për nënën apo foshnjen.