Dy surpriza për Nitën! Pas nënës, ajo takon edhe mbesën
Nita ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të fortë me nënën e saj. Ajo ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e shtëpisë dhe nuk ka patur asnjë kontakt me nënën dhe familjen e saj.

Në linjën e saj të jetës, Nita ka folur gjatë për raportin që ka me mamanë e saj. Ajo është shprehur se mamaja e saj, është shtylla më e fortë e shtëpisë. Në rrëfimin e saj për jetën, Nita gjithashtu tha se kishte mall për mbesën e saj të vogël. Këngëtarja u surprizua nga mamaja e saj, e cila po e priste në dhomën e surprizave.

Takimi i tyre me plot përqafime e puthje, përcolli shumë emocione te publiku. Përveç nënës, Nita u surprizua edhe nga mbesa e saj e vogël, e cila po e priste në dhomën e ndenjës.

Nita shpesh herë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ka folur për mbesën e saj dhe për mallin që ka ndjerë gjatë këtij muaji për të. Pasi u takua me nënën, Nita u befasua me një surprizë të dytë, të cilën nuk e priste fare! Mbesa e Nitës i përqafoi të gjithë banorët, e më pas u shoqërua në oborr.