Dy teste falas për çdo qytetar mbi 5 vjeç për festa në Greqi!

Kryeministri grek, Kyriako Mitsotakis ka vendosur t’i shpërndajë çdo qytetari mbi 5 vjeç, nga dy teste falas. Njëri testim duhet bërë gjatë festave, ndësa tjetri në janar. Në të gjitha farmacitë greke ka nisur shpërndarja e dy testeve falas për një mbikëqyrje sa më të fortë epidemiologjike gjatë Krishtlindjeve.

Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët mbi 5 vjeç dhe testimi do të ofrohet nëpër farmaci. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i marrin këto teste dhe t’i aplikojnë.

“Në fund do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar. Kështu që në vend që t’u imponoja diçka të gjithëve, zgjodha t’u besoja të gjithëve. Dhe pikërisht për këtë shteti do të ofrojë edhe dy autoteste falas për të gjithë popullatën. Duke rekomanduar që e para të përdoret gjatë festave dhe e dyta menjëherë pas Vitit të Ri.”-shprehet Mitsotakis.

 

Share With:
Translate »
161 Views