Dy vajza, bebet e para të vitit 2026 në Shqipëri
Viti 2026 ka nisur me lajme të bukura nga maternitetet e vendit. Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri këtë vit, njëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë dhe tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi, ku ka uruar mirëseardhjen e dy vogëlusheve dhe familjeve të tyre, duke shoqëruar mesazhin me emoji zemrash dhe engjëjsh.
Lindjet e para të vitit shënojnë gjithmonë një moment simbolik shprese dhe gëzimi, ndërsa dy vajzat e vogla vijnë si fillimi i një viti të ri për shumë familje shqiptare.