Dy vëllezër afganë masakrojnë motrën e tyre në Gjermani: filloi të jetonte si perëndimorët

Dy vëllezër afganë akuzohen për vrasjen e motrës së tyre, të cilën dyshohet se donin ta dënonin për mënyrën e saj perëndimore të jetesës.

Burrat, të moshës 26 dhe 22 vjeç dhe të identifikuar vetëm si Sayed H. dhe Seyed H. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, akuzohen se joshën motrën e tyre 34-vjeçare në një takim në Berlin më 13 korrik, më pas e mbytën dhe i prerë fytin.

Prokurorët gjermanë thonë se ata e gjymtuan trupin e viktimës, e futën në valixhe dhe e groposën në një pyll, pranë shtëpisë së tyre në Holzkirchen.

Aktakuza thotë se burrat donin të ndëshkonin motrën e tyre “për mënyrën e saj të jetesës së orientuar nga perëndimi, e cila nuk korrespondonte me idetë e tyre arkaike të nderit dhe moralit dhe imazhin e tyre për gratë,” thanë prokurorët në një deklaratë.

Në veçanti, shtuan prokurorët, ata nuk ishin të përgatitur të pranonin që ajo ishte divorcuar nga burri i saj, me të cilin ishte martuar kur ishte 16 vjeç, dhe kishte një lidhje të re.

Share With:
Translate »
210 Views