Dy viktimat e Astirit lindën 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik
Bashkim Metani, vëllai i dy motrave që u ekzekutuan në zonën e Astirit në Tiranë, ka bërë një deklaratë tronditëse teksa thotë se Përparim Ademi (Tela) ka shitur 10 fëmijë.
Metani është shprehur në “Shqipëria Live” se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.
“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani.
Ai thotë se Tela ka jetuar në Maqedoni me një prej motrave të tij, ndërsa ka dyshime se të dyja motrat janë shfrytëzuar në kohë të ndryshme për prostitucion.
“Përparim Ademi (Tela) ka shitur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija. Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe i ka vrarë. Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon. Përparim Tela i ka vrarë nga frika se motrat më kishin treguar mua, dhe do e fusnin brenda”, tha më tej Bashkim Metani.