Dy vite nga ardhja e Raidenit në jetë, Jona Spahiu i festoi në mënyrën më të bukur!
Për shkak të emergjencës Covid-19 dhe ndalimit të grumbullimeve, Jona dhe partneri i saj organizuan një festë shumë private në shtëpi për të voglin, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët e tyre.
Dyshja zbukuroi shtëpinë, përgatiti ëmbëlsirat dhe super tortën e ditëlindjes dhe bënë gjithçka për ta parë Raidenin të lumtur.
![]()
![]()
Sigurisht, momenti më i bukur për të voglin ishte hapja e dhuratave, të cilave iu gëzua pamasë.
![]()
Nuk mungoi edhe një portret i ëmbël familjar ku Jona dhe Frenkli mbanin të voglin, teksa i frynin qirinjve të tortës.
Shumë urime për Raiden!
![]()