E akuzuar për shpifje? Ja vendimi për Ajsi Xhaxhaj
Aktorja Ajsi Xhaxhaj ishte e ftuara e rradhës në programin e fundjavës “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi. E shkuara e saj tejet e komentuar u bë pjesë e bisedës kësaj here më synim, ashtu siç moderatori theksoi, që edhe në ekranet shqiptarë të flitet për abuzimet seksuale. #timesup ishte hashtagu shumë i përfolur nga abuzimet seksuale në kinemanë amerikane, ndaj le te kemi edhe në vendin tonë të tilla momente për më shumë reflektim e ndërgjegjësim.
Ajsi tha se është lodhur nga historia e saj edhe pse publiku nuk di që së fundmi ka fituar një betejë ligjore me Leonard Bombaj. Ajo tregoi se pas intervistës së saj me Jonida Shehun u padit për shpifje nga Bombaj. Vendimi? Për “Një kat më lart” Ajsi pohoi se u shpall e pafajshme sepse “askush nuk mund ti cënoj lirinë e fjalës dhe të drejtën për të shprehur një histori të kaluar”.
Por si ka shkuar kalvari i akuzave të viteve më parë, çfarë thuhet në dosjen ndaj saj? Pse Ajsi thotë që dosja e saj u mbyll? Përse nuk i është dorëzuar? Beson ajo te gjyqësori sot? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 13, ndërsa të plotë intervistën e gjeni në videon e mëposhtme.