E bija duket njëlloj si modelja e njohur në reklamën e Versace-s, me 30 vite diferencë kohe
Me një reklamë të vetën bukurie dhe një debutim në muajt e modës, Kaia Gerber është shpërthimi i vitit të kaluar. Megjithatë, edhe pse vajza po njihet, krahasimi me të ëmën, Cindy Crawford mbetet i pashmangshëm. Është e pamundur me ngjashmërinë që ato kanë. Tani, subjekt i këtij krahasimi janë fushatat e tyre të reklamave për Versace-n.

Pasi mori pjesë në sfilatën e kësaj marke, në Milano, vitin e kaluar, si e ëma, Gerber fitoi një vend në reklamat e saj të mbushura me supermodele, duke qenë pranë ikonave, bashkëkohëse të së ëmës, Naomi Campbell dhe Christy Turlington. Vajza pozon me një bluzë, pantallona dhe çantë të vogël ndërsa mban medalionet e Versace-s.


Flokët me volum janë shumë të ngjashëm me reklamat e Gianni Versace, të sezonit Pranverë 1987. Edhe shprehjet e fytyrës së tyre janë njëlloj, me vetulla të harkuara dhe gojën e ngjashme.

Është apo jo e qëllimshme, ngjashmëria e Gerber me të ëmën është shumë e përshtatshme në fushatën e saj të reklamave, e cila i kushtohet koleksionit që nderon Gianni Versace dhe krijon kontakt me të shkuarën ndërsa sheh nga e ardhmja.
“Kjo fushatë përfaqëson bashkimin e së shkuarës me të tashmen. Duhet të dish kush je dhe nga vjen, për të ndërtuar të ardhmen”, ka thënë Donatella Versace, që drejtoi artisitikisht setin, për reklamat. Kjo shpjegon përse modelet e reja pozojnë me supermodelet ikonike. Tingëllon si një ditë e zakonshme në shtëpinë e Gerber dhe Crawford.