E bija e këngëtares dëshiron të martohet me vajzë. E ëma ia dha bekimin

Vajza e Pink dëshiron të martohet me një vajzë, por kur të rritet, sigurisht. Si të gjithë fëmijët, edhe Willow, e bija, ka bërë pak muhabete gocash me mamin. Ia ka treguar të gjitha planet e së ardhmes. Ajo do të martohet, dhe me një vajzë afrikane madje. Nëse mendoni se Pink i ka bërtitur e i ka bërë 2 orë moral, siç shumica e prindërve do bënte, përkundrazi. Pink ia ka dhënë bekimin, nëse mund ta themi kështu. “Perfekt, ti mund të mësosh gatime afrikane dhe të m`i thuash recetat edhe mua”, i tha Pink së bijës. Ajo nuk ka dashur asnjëherë t`i mësojë fëmijët me ndasitë gjinore. Ndaj edhe këtë herë s`kishte si të reagonte ndryshe.

Share With:
Translate »
758 Views