E bija e quan “të shëndoshë”, përgjigjja e nënës lë pa fjalë mijëra vetë

Gjithçka nisi kur vajza e Allison zemërohet me të ëmën, pasi kjo e fundit u përpoq ta nxirrte nga pishina, duke i thënë se ajo ishte e shëndoshë. Allison, duke qenë e ndërgjegjshme për moshën e vogël të fëmijëve të saj dhe pamundësisë për të kontrolluar gjuhën e tyre jashtë shtëpisë, vendos t’u jap këtë mësim të mençur, i cili do të ngjallte reagimin e shumë nënave në “Instagram”: “Të jesh e shëndoshë, nuk është fjali turpi në shtëpinë tonë.

E vërteta është se askush nuk lind i tillë, është diçka që fitojmë me kohën. Të gjithë njerëzit në botë janë të shëndoshë, por secili në mënyrën e tij. Kilogramët e mi të tepërt janë si një mbështjellëse që më mbron kockat dhe muskujt”. Më pas Allison pyeti të bijën nëse edhe ajo ishte e shëndoshë. Vajza u përgjigj se “po” dhe i kërkoi falje.

Share With:
Translate »
1867 Views