E bija feston ditëlindjen, Aulona Musta nuk i kursen fjalët e ëmbla për të

Aulon Musta është një nga persoanzhet më të dashura të ekranit.

Moderatoren e shohim tepër aktive në rrjetet sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit detaje nga rrugëtimi i saj i fitness-it por edhe nga jeta peronale.

Së fundmi ajo ka publikuar një postim emocional në Instagram, ku uron vajzën e saj për ditëlindje.

“26 shtatori, dita e shenjtë në kalendar për ne.
Dita kur ti Amara, bekove jetën tonë.
E ndjeshme dhe e fortë, empatike dhe luftarake, e dëgjuar dhe e pavarur, pa patur frikë t’i shkojë deri në fund mendimit të vet, vajza që dashuron pianon dhe boksin në të njëjtën kohë, vajza me zemrën e madhe që ndalon të ushqejë qentë dhe macet, nuk vret mushkonjat se i ka xhan dhe nuk do të lyhet me krem plazhi se ka frikë mos dëmton peshqit…e shumë e shumë të mira të tjera që më bëjnë kaq krenare për ty.
Të uroj vetëm shëndet dhe jetë, pasi çdo gjë tjetër e di që do ta arrish vetë. Ne do jemi gjithmonë aty për ty. Në çdo moment. Në çdo arritje. Në çdo sfidë!
Të duam shumë!”- 
shkruan Aulona.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

 

Share With:
Translate »
133 Views