E bija i dedikon këngë, Iliri nuk i “kursen” lotët në Big Brother

Ilir Shaqiri ka patur së fundmi një moment shumë emocionues, aq sa nuk i mbajti dot lotët.

Produksioni i ka vendosur në sfond këngën e re të vajzës së tij, Emily. Sapo i dëgjoi zërin, sytë e Ilirit u përlotën dhe balerini filloi ta dëgjonte me vëmendje.

“O Zot”, tha finalisti me lot në sy.

Kujtojmë që ditën e premte është finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe fituesi do të shpallet mes Ilirit, Donaldit, Einxhelit dhe Beniadës.

 

Share With:
Translate »
243 Views