E bija refuzon të bëj duet me të. Ja çfarë thotë Robert Aliaj

Gala Aliaj është shqiptarja që fitoi vendin e parë në “The Voice” të Belgjikës. Emri i saj lidhet ngushtësisht me atë të Robert Aliaj, pasi është e bija e tij.

I ftuar në programin Jonida’s Room në Vizion Plus, Roberti është ndalur padiskutim tek Gala duke e cilësuar të bijën një vajzë tejet të talentuar dhe mbi të gjitha shumë të ngjashme me të. I pyetur nga Jonida Maliqi se kur do t’i shohim bashkë në një duet, ai është shprehur se ky i duket një mision i pamundur.

“Unë kam qejf por s’do ajo. Më ka refuzuar më thotë s’merr vesh. Mirëpo ka shumë të drejtë. Ajo shumë shpejt u bë mentorja ime, ndërkohë që isha unë mentori i saj. Ajo nuk këndon më nëse këngën se bën vet dhe nëse nuk është në e orientuar në drejtimin që ajo”, ka thënë Roberti.

Share With:
Translate »
175 Views