E braktisur nga burri dhe nënë e vetme; Zbuloni historinë mbresëlënëse të shoferes së parë të autobuzit në Shkup

Shqiptarja e Maqedonisë së Veriut ka një histori të veçantë për disa arsye.

Makfire Shakiri është shofere autobuzi në Shkup dhe është shprehur se këtë gjë e ka pasur ëndërr që në fëmijëri. Normalisht ka hasur paragjykime, por jo nga familja, madje babai i saj i ndjerë ka qenë mbështetja më e madhe.

Nga ana tjetër, Makfire është një nënë e vetme. Atë e ka braktisur bashkëshorti dhe është detyruar ta rrisë djalin vetëm.

“S’mundem ta përshkruaj sa e vështirë ka qenë. E merrja me vete kudo, është rritur në autobuz. Ndonjëherë e lija vetëm në shtëpi, ja lija Zotit amanet, por më kanë ndihmuar dhe prindërit, familjarë të tjerë apo kolegë. Ja dola.“,- u shpreh Makfirja.

Kur kishte 18 vjetorin datëlindjen djali i saj, ajo shkroi një status në rrjetin social Facebook:

“Një shkëputje nga romani im i jetës
Një mëngjes të Janarit të ftohët zgjoja djalin 3 vjeqar nga gjumi për ta mar me vete në punë. Pa hapur sytë mirë mu drejtua
Mami!!!
Të lutem më ler në shtëpi
Mam të premtoj se do të jem i urt
Dua të flej, më vjen ftohët në bus????
Ndjeva një dhimbje të madhe në thellsin e zemres
Vendosa të iki vetëm

Por si?
Si do të punoj e mendjen tek djali
Mendoja, ta fik nxemjen se ska siguri do të ket ftohët. Largova të gjitha thika shkrepse e mbylla korentet me kapak…
Largova nga shtëpija gjitha qka mendoj se mund të jenë të rrezikshme.
Ika në punë duke ju drejtu Zotit me lutje
Kujdesu për këtë dhurat çë ma fale, po ta la Ty porosi.
Faleminderimi i takon Zotit të gjithësisë i cili gjithëmon ishte me mua, të gjitha lutjet mi pranoi. Më dërgoi njerëz të mirë e human si në familje ashtu edhe në shoqëri
Deri sot Andi djali im e mbajti fjalën e premtuar
Është i urt i sjellshëm edhe shembullor
Të uroj suksese e gjitha të mirat shpresa ime
Urime Ditëlindjen e 18 o biri im”

Ajo tregoi se lidhja me Zotin e ka bërë të gjej forcën. Ka pasur raste kur Makfirja e ka lënë djalin 3 vjeç në shtëpi vetëm, pasi ai kishte ftohtë në autobuz. Ajo i linte lojra për ta mbajtur të zënë. Makfirja sot tashmë është e lumtur me djalin e saj.

Share With:
Translate »
154 Views