E burgosur nga dashuria! Rudina Xhunga rrëfen fëmijërinë e saj të pazakontë

Rudina Xhunga ka rrëfyer si rrallëherë në ZëmeMirën Podcast fëmijërinë e saj të çuditshme, të pazakontë. Jetesën mes katër mureve, plot përkujdesje nga dy gjyshërit e saj dhe halla që pas një humbje të madhe patën gëzim Rudinën e që e burgosën nga dashuria.

“Leximi ka qenë shoqëria ime në fëmijërinë pak të çuditshme. Dikur nuk e dija që ishte e çuditshme. Tani kur krahasoj fëmijëritë, e kuptoj që ishte shumë e çuditshme. Mua praktikisht më kishin mbyllur brenda në shtëpi. Unë isha fëmija i parë në një shtëpi ku prindërit e mi të sapomartuar, në Vlorë më sollën bebe nga materniteti i Vlorë, në një shtëpi ku dy gjyshërit e mi humbën një fëmijë në një aksident dhe nuk e morën kurrë veten. Aksidenti që i mori fëmijën ishte fatal. Ata zbritën në bodrum dhe qanin dhe qëndronin me çdo gjë që kishte lënë Thanasi, djali i tyre. Kur në shtëpi erdha unë, ata nuk zbritën më kurrë në bodrum, por më rritën mua. Më rritën brenda shtëpisë. Se çdo dalje nga shtëpia mund të ishte një rrezik për mua. Mund të vinte kushdo në shtëpi, por unë nuk dilja nga shtëpia”, tregon Rudina.

Ajo më tej rrëfen në podcast sesi kur shkoi në klasën e parë zbuloi që nuk dinte të lidhte këpucët, por as të ngjiste dhe zbriste normalisht shkallët.

Një mënyrë jetese e çuditshme që mori fund pas vendimit të nënës së saj për ta larguar nga shtëpia me bahçe dhe superprotektivitet e Vlorës në konvikt, në Tiranë, kur ishte 14 vjeçe.

Rrëfimin e plotë e gjeni në podcast

Share With:
Translate »
34 Views