“E dashuroj shtatzaninë” Elita ia nisi me fotot ku prek barkun
Shtatzënia i zbukuron vajzat. Disa prej tyre e shijojnë, ndërsa ka edhe nga ato që i lodh më shumë seç duhet. Gjithsesi shtatzënia është disi e lodhshme, por në fund lumturia e madhe që të jep një fëmijë nuk ka të krahasuar. Moderatorja e njohur Elita Rudi mesa duket po e shijon shumë shtatzëninë, pasi ka publikuar në Instagram disa foto vërtet të bukura, ku tashmë i duket qartazi barku i rrumbullakosur.
Në një dasmë, Elita ka zgjedhur një fustan bezhë të lehtë dhe duket më e bukur se zakonisht. Nuri i shtatzënisë ka bërë punën e vet dhe Elita duket bukur dhe e lumtur. Ajo shkruan se po i pëlqen ndjenja e shtatzënisë. Pasi e fshehu për disa muaj shtatzëninë, në klipin e fundit të Gjikos “Distanca”, Elita e tregoi këtë gjë të mrekullueshme që po ju ndodh në jetën e tyre.