E dhimbshme ajo që ka bërë marka “H&M” me vogëlushin me ngjyrë
Marka e njohur ‘H&M’ është akuzuar për racizëm pas një bluze që hodhi në shitje online. Ishte një djalë i vogël me ngjyrë që reklamonte bluzen jeshile, e cila mbante përshkrimin “Majmuni më i paparë në xhungël.’
Kompania hoqi reklamën nga ëebsite pasi qindra përdorues të rrjeteve sociale e akuzuan për racizëm. “Kjo pamje është fshirë nga gjithë faqet zyrtare të ‘H&M’ dhe i kërkojmë falje cdo personi që ka menduar se është ofenduese,” – tha Anna Eriksson, zëdhënësja e markës për CNN.
Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë në dukje se dy bluze tjera nga e njëjta linjë, një që kishte sloganin ‘ekspert i mbijetesës’ dhe një me imazhet e kafshëve u reklamuan nga fëmijët e bardhë.
Sipas tyre, afrikanët poshtëroheshin dikur me termin majmun prandaj është ofendim për ta. Bluzja vazhdon të jetë në shitje ndërsa reklama nuk shfaqet më askund.
