E dhimbshme! Fëmija ulërin nga dhimbjet, ja momenti kur nxirret i gjallë nga rrënojat

Videoja e një fëmijë që nxirret i gjallë nga rrënojat e tërmetit në Thumanë,ka prekur zemrat e të gjithave!

Djali i vogël shihet në ankth teksa bërtet për ndihmë, i bllokuar në rrënojat. Gjatë gjithë kohës ai ulëret nga dhimbjet ndërkohë që të afërmit e tij i mbajnë duart.

Fëmija mësohet se është në gjendje të qëndrueshme, ndërkohë që jo zyrtarisht raportohet se një prej familjarëve të tij ka ndërruar jetë.

Autoritetet njoftojnë për qindra të lënduar që po marrin trajtim në spitale, ndërkohë që nën rrënoja ka të tjerë njerëz!

Share With:
Translate »
1547 Views