E dhimbshme, vogëlushi duhet të hajë vetëm pjeshka, çdo ushqim tjetër e çon në koma

Fëmija 23 muajsh nga Kanada jeton vetëm nga pjeshkat- por ato nuk mund të jenë të ngrira. Micah Gabriel Masson Lopez, nga Quebec, është alergjik në çdo ushqim tjetër që e han. Ai rrezikon të mbetet në koma apo më keq edhe të vdes në rast se han diçka tjetër përveç pjeshkave të freskëta, rrëfejnë prindërit e tij të tmerruar. Doktorët e diagnostifikuan atë me sindromën FPIES, kur ai ishte 6 muajsh. Nëna e Micah, Caroline Masson tha se ushqimi i parë që ai ka provuar ishte bananja- gjë e cila e ka çuar atë në shok. Micah i cili është nën peshë dhe viziton 9 specialist të ndryshme cdo muaj, ha pjeshka cdo ditë nga një vakt.

Share With:
Translate »
728 Views