E dhunuar nga burri, vjehrra dhe kunata, personi anonim i ofron ndihmë Elmies
Elmie Halili është ftuar sërish në emisionin “Historia ime” në TV Klan pasi për të është ofruar një ndihmë nga dikush që kërkon të mbetet anonim, i cili për një vit do të paguajë qeranë e shtëpisë ku banon Elmia me 4 fëmijët e saj.
Elmie Halili, nënë e 4 fëmijëve, tregoi pak kohë më parë se ka kaluar një martesë të vështirë dhe tregoi se ishte dhuna e ushtruar në familje. Elmia në atë kohë nuk përfitoi një urdhër mbrojtjeje edhe pse e dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna që ushtruan ndaj saj burri, vjehrra dhe kunata.
Punon si sanitare në shtëpi të ndryshme, por është tejet e lodhur nga një divorc që nuk po mbaron, vështirësitë ekonomike dhe fakti që nuk po mundet t’iu ofrojë një jetë të mirë fëmijëve të saj.
Gjatë kësaj kohe, Elmia duke patur një problem madhor më pak siç është pagesa e përmuajshme e qerasë, do të jetë në kërkim të një pune që do t’i lejojë të përmirësojë disi gjendjen ekonomike.