E diela ndryshe, kryeministri Rama argëtohet në plazh me Zahon
Një javë më parë në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet lokale të cilat shkaktuan shumë debate mes qeverisë dhe opozitës ditët e fundit. Siç duket kryeministri Rama ka vendosur që këtë të diel ta kalojë në qetësi dhe me djalin e tij të vogël Zaho.

Edi Rama ka publikuar pak më parë një foto në profilin e tij ku shihet së bashku me Zahon teksa të dy notojë në det. Ndonëse fotoja nuk është shumë e qartë, Zaho shihet teksa po argëtohet ndërkohë që hipën në supin e të atit.

Kryeministri Rama është treguar gjithmonë i rezervuar për familjen e tij dhe vetëm kohët e fundit ka filluar të publikojë foto dhe të tregojë fytyrën e djalit të tij.







