“E dija që do ishe nëna e fëmijëve të mi”, futbollisti, së shpejti baba për herë të parë
Ato postojnë vazhdimisht foto të njëri tjetrit, por ajo që tërheq më shumë vëmendje janë dedikimet që u bëjnë njëri tjetrit.
Mund të quhen pa frikë si çifti që e shpreh më shumë dashurinë e tyre në Instagram. Po flasim për futbollistin spanjoll Álvaro Morata dhe partneren e tij Alice Campello. Por sot nuk do të ndalemi tek historia e tyre e dashurisë, por tek një lajm tjetër po aq i bukur: ata do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti i Chelseas, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.
“Që herën e parë që të pashë e dija që ti do ishe nëna e fëmijëve të mi dhe jam i sigurt se do të jesh nëna më e bukur, e ëmbël, e mirë. Nuk mund të të dua më shumë”, ka shkruar ai bashkangjitur fotos ku shfaqet duke i puthur barkun.
Alvaro është 24- vjeç dhe aktualisht luan me Chelsea-n. Ai ka nisur të luajë futboll që në moshën 13- vjeçare, e ndërsa Alice është një modele dhe fashion designer. Çifti është njohur me njëri tjetrin nga një shoqe e tyre e përbashkët dhe prej mëse një viti janë bashkë.