E dinim të lidhur me Ilda Bejlerin! Klevis Balliu prezanton partneren që e bëri baba për herë të parë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ditën e sotme u bë baba për herë të parë.
Ka qenë vetë Balliu ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur këtë lajm.
Me ardhjen në jetë të të birit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Oliver, ish-deputeti ka vendosur mos të mbajë më sekret as partneren e tij.
Përmes fotos së parë familjare Balliu ka bërë tag partneren e tij në Instagram. Ajo quhet Fiorela Hametaj dhe është i vetmi informacion që dimë deri më tani.
