“E dua se s’bën”, pas djalit Dj Sardi e ka idenë e qartë për fëmijën e dytë!
Sardi Shehu, ose i njohur ndryshe si Dj Sardi u bë baba i një djali pak muaj më parë. Zais Denzel e ka mbushur jetën e Sardit me shumë dashuri, teksa i ftuar në “Jo vetëm mode”, ai ka rrëfyer emocionet dhe ndjesitë e të qenit prind.
Përpos kësaj, ai ka shprehur dëshirën për të shtuar familjen, por këtë herë me një vajzë.
“Të them të drejtën unë në fillim doja vajzë. Jonisa donte djalë, unë doja vajzë. Por kur morëm vesh që ishte djalë, nuk më dha atë që ’dua vajzë’, nuk u mërzita, unë prapë isha i lumtur. Besoj që edhe një tjetër do e bëjmë pak më vonë. Se s’bën e dua gocën e babit”, ka thënë ai.