E ëma e “dend” me Ibuprofen për diarrenë, 12-vjeçari ukrainas niset nga Saranda me helikopter drejt Traumës
Një 12-vjeçar nga Ukraina, i cili ishte me pushime në Sarandë bashkë me familjen e tij, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi ka konsumuar një dozë të madhe ibuprofeni.
12-vjeçari me inicialet V.K është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400 mg.
Për rrjedhojë është intoksikuar me këtë medikament. Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid.
Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme si dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje) konvulsion deri në komë.