E ëma e Justin Bieber është kaq e bukur sa fjalët që i dedikon i biri
Justin Bieber është padyshim njëri ndër këngëtarët më të famshëm në botë. Madje ai është shumë i pëlqyer nga vajzat. Por, Justin nga bukuria duket se i ka ngjarë shumë nënës së tij Pattie Mallete. Këtë më së miri mund ta vëreni përmes një fotografie që Justin ka publikuar një ditë më parë në llogarinë e tij në Instagram. Ata të dy shihen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Madje Justin ka shkruar fjalët më të ëmbla për nënën e tij. Justin ka thënë se është shumë krenare për të dhe se ajo është frymëzimi i tij. ‘Të dua mami. Kaq krenar për ty dhe zemrën tënde për njerëzit. Ti më frymëzon të jem i mirë’, ka shkruar Justin.
